Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ Rikthehet ‘Lufta e Nuseve’, Tv Klan merr kryesimin

‘Lufta e Nuseve’ është rikthyer mbrëmjen e së hënës në ekran duke i dhënë avantazhin edhe Tv Klan. Prej orës 21:00 Klan ka marrë kryesimin duke lënë pas dy rivalët e tij.

I dyti renditet Top Channel, ndërkohë që ‘Real Story’ e Sokol Ballës renditet në vend të tretë.

Klan ka ruajtur kryesimin edhe prej orës 22:30 deri në orën 23:00 kur nis transmetimi i emisionit ‘Opinion’. Në këtë fashë edhe Top Channel ka një rritje të audiencës me nisjen e emisionit ‘Procesi Sportiv’, por renditet në vend të dytë./Politiko.al

Të fundit