Flash News

KRYESORE

Matjet e audiencës/ Të dielën e sundon Klani. Ruan epërsinë gjatë gjithë ditës, kurbë rënëse një pjesë të mbrëmjes

E diela është pa betejën e zakonshme në fashën prime time, ndërmjet orëve 19.00 dhe 23.00. Stacionet kryesore televizive transmetojnë filma ose telenovela. Klani ka patur emisionin 'Virtuozët', një garë  me fëmijë të talentuar që këndojnë ose u bien instrumenteve, ndërkohë që Top Channel ka konkuruar me emisionin 'Ekskluziv' dhe pastaj me një film. 

Bypass, emisioni satirik i 'Vizion Plus' nuk ka mundur t'i sfidojë, edhe pse nuk ka shënuar shikueshmëri për t'u neglizhuar. TVSh, në traditën e para viteve '90, ka shfaqur një 'film artistik' dhe ka qenë larg garës.

E diela ka shënuar supremacinë e Klanit gjatë ditës, dhe sidomos gjatë orëve të transmetimit të së 'Dielës shqiptare'. Aty kurba ngjitëse është dukshëm në favor të Klanit. Në orët 19.30-21.30 Topi është shkëputur sërish për të arritur më pas në një lloj barazimi me rivalin në në orën 23.00.

Grafikët e shikueshmërisë sillen ekskluzivisht çdo ditë nga Politiko.al, në bazë të një marrëveshjeje me kompaninë Abacus Reaserch, që operon në tregun e matjeve të audiencës që në vitin 2011.

Politiko.al

Të fundit