Flash News

KRYESORE

‘Matrix Challenge’/ Zllatan Ibrahimoviç e kthen skenën e famshme të filmit në një sfidë për sportistët (Video)

‘Matrix Challenge’/ Zllatan Ibrahimoviç e kthen skenën e

Një sfidë e re pritet të ‘sundojë’ rrjetet sociale së shpejti dhe ka si subjekt skenën më të famshme nga filmi ‘Matrix’. Bëhet fjalë për momentin kur personazhi Neo, që luhet nga aktori Keanu Reeves, shmang plumbat duke u shtrirë dhe mbështetur gjithë trupin vetëm mbi pjesën e pulpave të këmbëve.

Sfidën e ka hapur futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka bërë gati sfidën e re për miqtë e tij. Ai e quan atë “Matrix Challenge” dhe sfidon madje edhe menaxherin e tij Mino Raiola. Suedezi pret ta bëjë diçka të tillë edhe Pogba, por nuk ndalet vetëm te bota e futbollit.

Sfida e tij shkon edhe për legjendën e basketbollit, gjermanin Novak Dojkovic dhe për luftëtarin e UFC, Khabib Nurmagomedov.

https://twitter.com/Ibra_official/status/1177468807742255105

Të fundit