Flash News

KRYESORE

Matteo Renzi rikthehet në skenën italiane të politikës, tani për tani

Matteo Renzi rikthehet në skenën italiane të politikës, tani

The Economist

“Nuk mund të rri në stol,” psherëtin Matteo Renzi, ish-Kryeministri i Italisë, andej nga fund i fushatës për rizgjedhje kryetar i qeverisëses Partia Demokratike (PD). “ Nuk jam të gjendje që të bëj sehir.”

Që nga 30 prilli, atij nuk do i duhet që të qëndrojë në stol. Pas pushimit më të shkurtër në botën e egër të politikës, z. Renzi mori një fitore vendimtare në një votim publik të organizuar nga e majta e qendrës, PD. Megjithëse të quajtura “parapraket” (primary), zgjedhja ishte e hapur për çdo banor italian të gatshëm t’ i paguajë partisë 2 euro. Z. Renzi pretendon se ka marrë më shumë se 70 për qind të votave, megjithëse si pjesa e fituar prej tij në votime, edhe numri i votuesve kontestohen nga rivali i tij më i afërt, ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando.

Renzi, i cili u dorëhoq nga pozicioni i Kryeministrit në dhjetor pasi humbi referendumin kushtetues, ishte tërhequr nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD në shkurt, që të detyronte këtë votëbesim në udhëheqjen e partisë. Mbas mundjes së Geert Wilders në zgjedhjet e përgjithshme holandeze dhe fitores së Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, është tunduese që ta lexosh fitoren e z. Renzi si një tjetër provë të zbaticës ndaj populizmit euroskeptik.

Por teksa z.Renzi e quan veten një europian të zjarrtë, entuziazmi është për një BE sipas idesë së tij: një në të cilën Brukseli nuk shqetësohet më për borxhin gjigant publik të Italisë (në fund të 2016 ishte 133 për qind e PBB) dhe e lë atë të shpenzojë lirshëm për të promovuar rritjen. Siç edhe komentoi pas votës, “Ne nuk jemi kundra BE-së; ne duam një BE ndryshe.”

Edhe para kësaj, ka pasur shenja që qëndrimet e tij po bëheshin më kokëforta: raportet ishin plot me mosdakordësi me Pier Carlo Padoan, ministrin e Financave, për përpjekjet e këtij të fundit për të ulur deficitin buxhetor. Tani që ai ka marrë një mbështetje të gjerë si kryetar i partisë që dominon qeverinë e pasuesit të tij si Kryeministër, Paolo Gentiloni, z. Renzi mund të këmbënguli që ministrat të kërcejnë vallen që do ai.

Jo se atij do i pëlqejë gjatë që të bëjë koreografin. Ish-kryetari i Bashkisë së Firences gjithmonë e ka parë vendin e tij në qendër të skenës. Por, që të rikthehet në post, atij do i duhet të përballet me tri pengesa të mëdha. E para është fuqia e populistes Lëvizja Pesë Yjet, e cila në mungesë të tij ia ka kaluar PD-së në sondazhe. Një tjetër është dobësia e PD-së: e larguar sa nga mënyrat e pakompromentueshme të z. Renzi, sa edhe nga politikat e tij miqësore ndaj bizneseve, një minorancë e deputetëve, kryesisht të majtë, u larguan më herët këtë vit, për të krijuar partinë e tyre.

Por, ndoshta, pengesa më e madhe për z. Renzi është sistemi elektoral i Italisë---ose më saktë, sistemet. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese e kanë lënë vendin me ligje të ndryshme elektorale për secilën prej dy dhomave parlamentare. Të dyjan janë tejet proporcionale. Presidenti, Sergio Mattarella, ka kërkuar që rregullat të harmonizohen për zgjedhjet e ardhshme, që janë në maj të 2018. Por nuk është bërë asnjë progres për një ligj të ri elektoral, dhe partitë e vogla dhe të shumta të Italisë, të cilat përfitojnë nga përfaqësimi proporcional, do të mundohen që gjërat të mos ndryshojnë.

Sfida më e vështirë e z. Renzi do të jetë të fitojë miratimin për një ligj që garanton një maxhorancë për partinë apo aleance fituese. Pa një të tillë, Italia është e destinuar që të qeveriset nga llojet e paqëndrueshme dhe ideologjikisht të ndryshme të koalicioneve që karakterizuan kohën e pas-luftës. Ish-kryeministri autokrat mund të ketë karizëm, por atij i mungon finesa makiaveliane që nevojitet për të menaxhuar situata të tilla. Rikthimi nga shkretëtira mund jetë gjëja më e thjeshtë e mundshme.

 

Të fundit