Flash News

KRYESORE

Matuidi zyrtarisht tek Juve: Jam krenar që do vesh bluzën bardh e zi

Matuidi zyrtarisht tek Juve: Jam krenar që do vesh bluzën bardh e zi

Pas zyrtarizimit të transferimit të tij tek Juventusi, Blaise Matuidi është shprehur i lumtur dhe entuziast për këtë transferim të tijin tek “Zonja e Vjetër”. Ai kaloi tek Juve për shumën e 20 milionë eurove, ndërsa bonuset janë në vlerë 10.5 milionë euro.

“Jam shumë krenar dhe jam i lumtur që do ta vesh bluzën e Juves. Mezi po pres t’i takoj shokët e ri të skuadrës, të futem në fushë dhe ta fillojë sezonin e ri me ekipin e ri. Juventusi ka histori, histori të madhe, klub që ka pasur gjithmonë ambicie. E kanë fituar titullin për kaq shumë vjet radhazi dhe kanë pasur sukses edhe në Evropë. Edhe unë i kam këto ambicie. Është një klub i madh dhe mund të them që jam i nderuar”.

Të fundit