Flash News

KRYESORE

Matura shtetërore, Karabina:Procesi do të monitorohet rreptësisht

Matura shtetërore, Karabina:Procesi do të monitorohet rreptësisht

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, ai i Gjuhës së Huaj, garantoi mësuesit dhe nxënësit se procesi do të monitorohet rreptësisht.

“Ne do të monitorojmë nga afër çdo aspekt të këtij procesi duke mos lejuar asnjë ndërhyrje apo deformim që mund të ndikojë në cënimin e standardeve të tij. Duke e parë në këtë këndvështrim, iu është kërkuar që të gjithë aktorët pjesëmarrës në administrimin e Maturës Shtetërore 2017, të zbatojnë me rigorozitet të gjitha detyrimet e përcaktuara në paketën ligjore që rregullon afatet dhe rezultatet e provimeve”, tha ministrja Karabina.

Ajo konfirmoi se çdo presion apo premtim i bërë maturantëve është i papranueshëm dhe të gjitha rastet e evidentuara do të jenë pjesë e procesit të verifikimit nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Çdo shkelje e evidentuar do të analizohet dhe çdo procedohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ministrja Karabina garantoi se do të intensifikohet monitorimi i çdo faze, për të vendosur standardet e kërkuara në administrimin dhe transparencën e këtij procesi, duke filluar nga organizimi deri tek vlerësimi i provimeve.

Të fundit