Flash News

KRYESORE

Maturantët dorëzojnë në Min. e Arsimit draftin me 10 pika, i lënë afat deri në darkë, ose përshkallëzim protestash

Maturantët dorëzojnë në Min. e Arsimit draftin me 10 pika, i

Maturantët kanë protestuar sërish sot për të dytë ditë radhazi para godinës së ministrisë së Arsimit.

Duke kërkuar rivlerësim të provimit të gjuhë-letërsisë dhe zmadhim të intervalit të pikëve, të rinjtë sot kanë dorëzuar zyrtarisht në ministri një draft me 10 pika, për të cilin presin përgjigje deri në fund të ditës së sotme, në të kundërt ata paralajmërojnë jo vetëm bojkot të provimeve të ardhshme (i radhës të hënën në 15 qershor), por edhe përshkallëzim të protestave.

“Sot u takuam me një përfaqësues të ministrisë dhe i dorëzuam draftin. I kemi lënë afat ministres Besa Shahini që deri në darkë të na kthejë një përgjigje.

Nëse nuk marrim përgjigje, protesta rinis edhe nesër nëse nuk na jepen të drejtat që na takojnë, që nga cenimi i privatësisë e deri te testet absurde, do shkojmë edhe në bllokim rrugësh, sigurisht me protestë paqësore që zëri jonë të dëgjohet”, u shpreh një prej maturantëve.

Maturantët janë shprehur të revoltuar me nivelin e provimit duke e cilësuar absurd dhe që nuk kishte lidhje me njohuritë e marra dhe për pyetje jashtë programit.

Ata paralajmërojnë protestën e radhës nesër në orën 11.00 me po të njëjtën formë.

Të fundit