Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Maturantët në provim, deputeti publikon në ‘Facebook’ tezën e matematikës
Ndërsa maturantët i janë nënshtruar sot provimit të matematikës, nga ana tjetër është bërë publike teza e këtij testi.
Ashtu siç ndodhi edhe me provimin e letërsisë, teza ka dalë nëpër gjimnaze para se të publikohet nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit.
“Ja dhe testi i matematikës sot!
Të presim çfarë do na thotë Ministrja.
Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe”, shkruan deputeti i PD, Luçiano Boçi, ndërsa publikon në profilin e tij tezën e provimit të matematikës, duke e cilësuar si një skandal të radhës së MAS.