Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Maturantja i shkruan Berishës: Çfarë ndodhi gjatë provimit të matematikës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një maturante nga qyteti i Lushnjës e cila tregon se çfarë ndodhi gjatë provimit të matematikës.
Maturantja rrëfen sjelljen e inspektorëve të pranishëm në ambinetin ku po mbahej provimi duke thënë se “një pjesë e administratorëve bënin foto te testeve dhe ua dërgonin mësueseve të matematikës me të cilët kishin shkëmbyer numrat e telefonit”.
Postimi i plotë i Berishës
Ky ishte dje provimi i matematikes qe organizoi ndrikull Vila!
Lexoni denoncimin e qytetari dixhital. sb
“Pershendetje! Jam nje maturante nga Lushnja dhe dje zhvilluam provimin e matematikes. Deshiroj te denoncoj te gjithe parregullesite e patolerueshme gjate ketij procesi. Fillimisht brenda salles se provimit te cilin e zhvilluam ne godinen e shkolles "Kolegji Daka" nje e katerta e maturanteve kishin aparat celular. Nje pjese e administratoreve benin foto te testeve dhe ua dergonin mesueseve te matematikes me te cilet kishin shkembyer numrat e telefonit.Kopjet ua jepnin vetem maturanteve qe kishin njohje apo kishin marre ryshfete dhe per pjesen tjeter ushtronin presion psikologjik duke ulertitur gjate gjithe kohes qe te mos benim levizjen me te vogel nderkohe qe ata e shkelnin haptazi rregulloren.Po e shkruaj kete mesazh me shprese jo se dicka do te ndryshoj ne notat e pamerituara te ketyre maturanteve por per te marre masa per provimet e lendeve me zgjedhje.Edhe pse kishte perfaqesues te Ministrise nje pjese e administratoreve ja dolen mbane te benin rolin e korrierit te mesazheve.Nje situate e tille vret te gjithe shpresat e maturanteve per te besuar ne parimin e meritokracise.Une dhe te gjithe maturantet e tjere shpresoj shume qe do te merren masa per provimet e ardhshme. E ritheksoj edhe njehere qe godina ku zhvilluam provimin ishte "Kolegji Daka" ne Lushnje.
Faleminderit!"