Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Mavraj vizitë në Xhaminë e Jerusalemit me fanellën e Kombëtares, thirrje për lirinë e Palestinës
Mërgim Mavraj nuk është kthyer menjëherë nga Izraeli pas ndeshjes që Shqipëria luajti me vendasit, por ka zhvilluar një vizitë në Jerusalem.
Mavraj ka vizituar xhaminë Al Aqsa dhe shpreh privilegjin që ka mundur ta shoh atë nga afër. Megjithatë, futbollisti ka mbajtur të veshur fanellën e Kombëtares gjatë vizitës në xhami, veprim që pritet të shkaktojë polemika.
Mërgim Mavraj ka bërë thirrje për lirinë e Palestinës, pavarësinë e së cilës Shqipëria e ka njohur që në vitin 1988.
“Al Quds Al Aqsa – Jerusalem. Liri; paqe; Palestina e lirë. Ndjehem i privilegjuar që këmba ime vizitoi Xhaminë Al Aqsa të përmendur në suren El Isra vendi nga ku Profeti Muhamed a.s u ngjit në qiell. Sa të jem gjallë vizita në atë tokë të bekuar si edhe për njerëzit e saj nga zemra ime kurrë nuk ndahen po edhe nga lutjet e mija. Faleminderit Zoti im”, shprehet Mavraj.