Flash News

KRYESORE

Mavraj "zyrtarizon" lojtarin e ri të Tiranës, mjafton një etiketim

Tirana duket se ka arritur akordin me mbrojtësin Arlind Ajeti. Një goditje e bujshme kjo, edhe pse po flasim për një lojtar i cili nuk ka skuadër aktualisht.

Bardheblutë kanë punuar prej kohësh për lojtarin e kombëtares shqiptare dhe indiciet e fundit na bëjnë të besojmë se mbrojtësi do të vishet bardheblu, ashtu si Mërgim Mavraj në një foto të fundit.

Së bashku me një nga punonjësit e Tiranës, Mario Nikolli, Mavraj ka pozuar në një foto ku shfaqet me ngjyrat bardheblu.

Mavraj ka etiketuar në foto pikërisht Ajetin. A duhet sinjal më i qartë se ky?

Të fundit