Flash News

KRYESORE

May apo Corbyn? Britania e Madhe voton nesër për kryeministrin e ardhshëm

May apo Corbyn? Britania e Madhe voton nesër për kryeministrin e

Britanikët do të votojnë nesër në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

Kryeministrja në detyrë Theresa May dhe Jeremy Corbyn po i rikthehen pikave kyçe në platformat e tyre, teksa ata vizitojnë vendin në përpjekjen e fundit për të siguruar vota për zgjedhjet e përgjithshme.

Sot në ditën e fundit të fushatës kryeministrja ka premtuar se Brexit do të sjellë më shumë vende pune, shtëpi dhe lidhje më të mira të transportit.

Ndërkohë, Corbyn është ndalur tek kujdesi shëndetësor si pika më kryesore të premtimeve të tij. Ai është shprehur se Shërbimi Kombëtar për Shëndetin nuk mund të përballojë mungesën e fondeve, të stafit dhe privatizimin.

 

Të fundit