Flash News

KRYESORE

May dhe Corbyn pezullojnë fushatën elektorale pas atentatit në Manchester

May dhe Corbyn pezullojnë fushatën elektorale pas atentatit në

Kryeministrja konservatore Theresa May dhe rivali i saj laburist, Jeremy Corbyn vendosën sot të pezullojnë fushatën e për legjislativet e 8 qershorit, pas sulmit në Mançester ku humbën jetën të paktën 22 persona.

“May dhe unë kemi rënë dakord të pezullojmë fushatën deri në një urdhër të ri, për shkak të atentatit”, deklaroi Jeremy Corbyn, i cituar nga agjencia “Press Association”.

Të paktën 22 persona, shumica të rinj dhe të reja humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në Mançester Arena gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande.

Të fundit