Flash News

KRYESORE

May pro Marrëveshjes së Parisit për Klimën: Mbron brezat e ardhshëm

May pro Marrëveshjes së Parisit për Klimën: Mbron brezat e

Kryeministrja britanike, Theresa May i shprehu dje në telefon presidentit amerikan Donald Trump se Marrëveshja e Parisit për Klimën mbronte mirëqënien dhe sigurinë e gjeneratave të ardhshme, njoftoi kryeministria britanike.

“Marrëveshja e Parisit jep kuadrin botëror të duhur për të mbrojtur mirëqënien dhe sigurinë e gjeneratave të ardhshme duke garantuar aksesin ndaj energjisë për qytetarët tanë dhe kompanitë tona”, i tha May presidentit amerikan.

Donald Trump në një konferencë për median të zhvilluar dje në mbrëmje deklaroi se SHBA-ja tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke shkaktuar njëkohësisht reagime nga e gjithë bota.

 

Të fundit