Flash News

KRYESORE

May sfidon thirrjet për dorëheqje, kërkon të vazhdojë qeverisjen

May sfidon thirrjet për dorëheqje, kërkon të vazhdojë

Kryeministrja britanike, Theresa May sfidoi në një intervistë thirrjet për dorëheqje dhe konfirmoi vullnetin e saj për të vazhduar qeverisjen, pavarësisht humbjeve që pësoi në zgjedhjet legjislative.

Në një interviste për kanalin televiziv britanik “Sky News”, drejtuesja konservatore mohoi se “është në gjendje shoku pas humbjes së maxhorancës absolute në Parlament nga partia Konservatore”.

“Ajo që ndiej, është se ka punë për të bërë dhe besoj se ajo që publiku kërkon, është të garantohet se qeveria do të vazhdoj të përmbushë detyrat”, deklaroi May.

Por ajo anashkaloi pyetjet nëse synonte të kryente të gjithë mandatin e saj si kryeministre, pas thirrjeve për dorëheqje të bërë nga përgjegjës politik.

 

 

 

Të fundit