Flash News

KRYESORE

Mazhoranca “flakë për flakë” Metës: Ligjet që na i ktheu, i miratojmë javën e ardhshme

Mazhoranca “flakë për flakë” Metës: Ligjet

Parlamenti do të rishqyrtojë së shpejti dy ligjet e kthyera nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend. Bëhet fjalë për ligjin Anti-KÇK dhe ligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën  e Shqipërisë”. Këtë e njoftoi kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, ku ndër do të diksutohen gjithashtu dhe 9 aktet normative që lidhen me luftën kundër COVID-19.

“Kuvendi i Shqipërisë mbledh Konferencën e Kryetarëve online. 9 aktet normative që lidhen me Luftën kundër Covid-19 dhe ligje të tjera të rëndësishme do të shqyrtohen nga komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë. Sapo komisionet të përmbyllin punën e tyre online, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë me miratimin e tyre. Gjithashtu Kuvendi sipas Rregullores do të shqyrtojë edhe dy dekretet e Presidentit, i cili ka refuzuar të dekretojë Ligjin Anti-KÇK dhe Ligjin për “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë’”, shkruan ndër të tjera Balla.

Për ligjin e pronave, i kthyer në Kuvend nga Presidenti, Taulant Balla shkruan se për të është punuar prej një viti nga një grup ekspretësh. Ndërsa thotë se grupi drejtohej nga një nga ekspertët e Komisionit të Venecias, që ka përgatitur dhe opinionin për këtë ligj.

“Lidhur me të dytin, prej më shumë se një vit, është punuar dhe asistuar në një grup pune me ekspertë të Horizontal Facility Programme, financuar nga BE dhe Këshilli i Europës. Si BE dhe KiE kanë ofruar në dakordësi mes tyre një skuadër ekspertësh. Grupi i ekspertëve drejtohej nga eksperti, që ka qenë dhe një nga ekspertët e Komisionit të Venecias për Opinionin mbi projektligjin e proceseve kalimtare të pronës në Shqipëri në tetor 2019. Ekspertet kanë sjellë komente me shkrim, siç dhe sqarohet në Raportin për ligjin dhe çdo koment është transpozuar në Ligj”, thotë Taulant Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/2864579603587622/?type=3&theater

 

Të fundit