Flash News

KRYESORE

Mazhoranca në seancë, opozita proteston jashtë Parlamentit

Mazhoranca në seancë, opozita proteston jashtë Parlamentit

Sot, Kuvendi ka parashikuar të mbahet seanca e radhës plenare. Kreu i Kuvendit vendosi që këtë javë seanca të zhvillohet të mërkurën në orën 10.00.

Menjëherë më pas, edhe opozita u shpreh e vendosur se protestën e radhës do ta zhvillojë paralel me seancën, ndërsa qytetarët do të mblidhen jashtë godinës së Parlamentit në orën 09.30.

Opozita e bashkuar proteston për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën dhe për një qeveri tranzitore.

Kjo është protesta e 8-të e opozitës, pas asaj të 28 marsit, e cila u shoqërua me disa momente tensioni.

Edhe sot pritet të jenë në dispozicion forca të shumta policore, të cilët rrethojnë Kuvendin nga të gjitha anët, si dhe në institucione të tjera pranë saj.

Po ashtu, mësohet se peshën kryesore të protestës së sotme do ta mbajnë të rinjtë e FRPD-së.

Të fundit