Flash News

E-TJERA

Mazhoranca përballë sfidës për 84 votat, në PS të shqetësuar

Mazhoranca përballë sfidës për 84 votat, në PS të

Mazhoranca në Kuvend dhe koalicioni PS-LSI do të vendosen të enjten përballë një tjetër testi për të treguar se i kanë ende solide 84 votat e nevojshme për miratimin e ligjeve të rëndësishme.

Në seancën e radhës, PS ka paralajmëruar se do të votojë për Kodin e Procedurës Penale, Kodin Penal dhe Kodin për të Miturit, pjesë e paketës ligjore të Reformës në Drejtësi.

Ndonëse Taulant Balla u shpreh dje i sigurtë se mazhoranca i ka 84 vota dhe mund t’i miratojë pa opozitën projektligjet, njësoj nuk mendon kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

Ruçi u ka kërkuar deputetëve që të mos largohen jashtë vendit dhe të jenë të pranishëm në seancë pasi mazhoranca duhet të ketë detyrimisht 84 vota.

PS është vendosur në vështirësi edhe për shkak se aleati më i ri, PDIU, nuk merr pjesë në votime për shkak se PS-LSI rrëzuan kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për genocidin çam.

Të fundit