Flash News

KRYESORE

Mazhoranca shkarkon nga detyra anëtarin e AMA-s, Zylyftar Bregu

Mazhoranca shkarkon nga detyra anëtarin e AMA-s, Zylyftar Bregu

10 deputetët e mazhorancës në Komisionin parlamentar të Medias kanë votuar për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu.

Kërkesa për këtë vendim ishte depozituar nga kreu i AMA-s, Gentian Sala në muajin nëntor, me arsyetimin se ka vepruar në kundërshtim me ligjin organik të këtij institucioni duke lidhur kontratë qiraje gjatë vitit 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për rreth 4 hektarë tokë bujqësore në fshatin Picar të Vlorës me afat përdorimi 99 vjet.

Ky vendim i deputetëve të Komisionit të Medias do të hidhet për votim në seancën plenare që është njoftuar se do të mbahet ditën e enjte.

Të fundit