Flash News

KRYESORE

Mazhoranca ‘sponsorizon’ sërish Metën si negociator: Është i mirëpritur nëse merr përsipër dialogun

Mazhoranca ‘sponsorizon’ sërish Metën si negociator:

Dy zera te tjere brenda mazhorancës kane ‘sponsorizuar’ presidentin Ilir Meta si njeriu që mund të ulë palët për të negociuar për të zgjidhur krizën politike. Deputetet Taulant Balla dhe Musa Ulqini theksojne se kreu i shtetit do ishte i mirëpritur nëse merr përsipër dialogun.

“Dialogu është gjithmonë i mirëpritur nuk ka ndodhur kurrë që PS të mos jetë pjesë e një dialogu, qoftë me ndërmjetësimin e Presidentit. Ne jemi për dialog për çështje të rëndësishme si për negociatat, kemi qenë për dialogu edhe për reformën zgjedhore, por nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë” ,pranoi Balla ne rubriken 'Opinion' ne News 24.

“Dialogu është thelbi i demokracisë dhe shefi i mazhorancës e ka shprehur hapur kërkesën e tij për dialog. Unë prisja që Meta të merrte përsipër pjesën e dialogut. Në dijeninë time tre herë palët janë ulur në tavolinë, ku është marrëveshja e Triestes, takimi Nano-Berisha, dhe marrëveshja e 17-Majit. Ne jemi gati për t’u ulur në tavolinë për dialog. Ne nuk negociojmë vullnetin e popullit. Në sinkron me ne është edhe faktori ndërkombëtar. Nëse Meta merr përsipër dialogun është i mirëpritur”, sqaroi Ulqini ne studion e lajmeve ne Abc News.

Të premte, edhe dy ministrat e mazhorancës, Pandeli Majko dhe Bledi Çuçi nënvizuan se nuk kanë komplekse ta pranojnë Metën.

Të fundit