Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mazhoranca u tërhoq, Elisa Spiropali: Lajm i mirë që studentët organizohen dhe protestojnë
Deputetja e PS-ës, Elisa Spiropali ka komentuar protestën e studenteve, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë. Në studion e lajmeve në ‘News 24’, ajo tha se protesta e studenteve 7 muaj pas miratimit të VKM-ës, e kishte kapur në befasi Ministrinë e Arsimit dhe heqja e saj brenda ditës ishte arritje”.
“Ne me protestën e studenteve nuk kemi asnjë problem. Përkundrazi zëri i studentëve për të ngritur problematikat, është më mirë të shprehen të ballafaqohen dhe të gjendjet zgjidhja. Ajo që bëri ministria sot, ishte diçka e mirë, u mirëprit me një rezultat konkret. Nuk e konsiderojmë tërheqje pikën 4 të VKM-ës. Fakti që shqiptarët i vendosin kaq rëndësi shkollimit të tyre, është një lajm shumë i mire”, thekson Spiropali.
“Është pikërisht kjo arsyeja pse qeveria vendosi të bërë një reformë të Arsimit të Lartë për t’i dhënë autonomi. A ka probleme në Universitet? Sigurish që ka. Po ashtu sa reflektohet buxheti që u rrit, pra ka një zinxhir të gjërave që duhen adresuar që studentet dhe familjet e tyre të marrin ata që meritojnë. Është kërkuar të ngrihet një këshill i përbashkët pune me Rektoratin, ne jemi dakord”.
Spiropali shtoi se anulimi i pikës 4 të VKM-së nuk nënkupton tërheqjen e mazhorancës, por se kërkesa e studentëve ishte e arsyeshme.
“Nuk e konsiderojmë tërheqje një kërkesë që e konsiderojmë të arsyeshme. Janë disa nga rektorët që e kanë kërkuar, për studentët që shtyjnë provimet, diplomat, ndaj edhe u vendos. Ajo që vëmë re është se nuk ka patur një komunikim nga ana e universiteteve. Po flasim për një universitet, që të jetë i vetëmjaftueshëm”, përfundoi ajo.