Flash News

KRYESORE

Mazhoranca ‘zbarkon’ në rrjete sociale, të gjithë kundër Ilir Metës

Mazhoranca ‘zbarkon’ në rrjete sociale, të gjithë

Vijon ‘lufta’ mes Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët të gjitha kanë rendur të reagojnë në rrjetet sociale për deklaratat e sotme të Metës.

Pas ministrave Sandër Lleshaj dhe Elisa Spiropali, edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, apo ministrja e Drejtësisë, Etild Gjonaj, kanë thënë fjalën e tyre në këtë ‘betejë’.

Maja ka ironizuar thirrjet e Presidentit sot, duke e ‘këshilluar’ atë (Presidentin) të mos e dëgjojë Metën. “Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”, shkruan Manja.

Ndërkohë që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë në mbrojtje Elisa Spiropalin, e sulmuar nga zëdhënësi i Presidencës.

“Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: çdo ligj apo amendim që kemi miratuar lidhur me drejtësinë ka konsensusin e SHBA e BE! Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!”, shkruan Etilda Gjonaj.

Të fundit