Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mbahet në burg për disa orë ambasadori britanik në Teheran, ministria e Jashtme: Nxiti protesta kundër qeverisë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Teheran u mbajt në burg prej disa orësh ditën e djeshme nga autoritetet iraniane.
Ministria e Jashtme britanike e cilësoi këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
Agjencia e lajmeve me seli ne Teheran, Tasnim, tha se ambasadori britanik, Rob Macaire, është arrestuar përballë Universitetit Amir Kabir, për nxitje të protestave kundër qeverisë.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab tha se arrestimi i ambasadorit në Teheran u bë pa asnjë bazë dhe asnjë shpjegim. Ai shtoi se ky veprim është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar.
“Qeveria iraniane është në një udhëkryq. Ajo mund të vazhdojë ecjen e saj drejt statusit të të përjashtuarit me gjithë izolimin politik dhe ekonomik që kjo sjell me vete, ose të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet dhe të angazhohet në një rrugë diplomatike përpara”, tha ai në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij, sekretari Rob.
Ambasadori u arrestua pasi një grup protestuesish u mblodh në Teheran si revoltë ndaj qeverisë iraniane, e cila mëngjesin e së shtunës pranoi fajësinë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 personave.