Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Mbahuni burra: Mbërrin 'bisha italiane' që peshon 6 ton, duket si avion 'Stealth' dhe kushton 1.8 milion!
Karlmann King është një bishë që peshon mbi 6 ton, me një 'guaskë' të frymëzuar nga avionët luftarakë amerikanë 'Stealth' dhe disa elementë të brendshëm luksi që nuk i keni parë kurrë.
Të tillë e ka edhe çmimin: 1.8 milion dollarë, që e bën fuoristradën më të shtrenjtë në botë.
Çfarë blini me këtë çmim 'lartësish të paarritshme': ekskluzivitet estetik, sa për fillim, duke qenë se 'bisha' me trup karboni është e vetmja në rrugë që ka linjat gjeometrike dhe këndet e një avioni ushtarak, shkruan revista 'Maxim'.
Sa për dijeni ekziston edhe varianti anti-plumb.
Të mbrohesh do të thotë gjithashtu të dish të jetosh mirë brenda. KK vjen me një makinë kafeje Nespresso, Play Station 4, një tavolinë elektrike që hapet e mbyllet, televizor 4K, purifikues ajri, drita neon. Të gjitha këto 'mrekulli' mund të kontrollohen nëpërmjet një aplikacioni.
Do ta dish se çfarë ka nën kofanon e kësaj 'monstre'? Një motor 6.8-liter, V10, që nuk shtyn, megjithatë, përtej 140 kilometrave në orë.
Por, siç thonë djemtë e ditur të Maxim: shpejtësia nuk është pjesë e bisedës në këtë rast.
*Përgatitur nga Politiko.al bazuar në një shkrim të Maxim.