Flash News

KRYESORE

"Mbaj mend kur flitej për një Messi...", Ronaldinho rikthehet pas në kohë

"Mbaj mend kur flitej për një Messi...", Ronaldinho

Ronaldinho është një legjendë e futbollit botëror dhe miliona tifozë presin me padurim rrëfimet e tij për të kaluarën. Këtë e ka bërë së fundmi për revistën Panenka, aty ka komentuar situata të ndryshme të karrierës së tij dhe sidomos disa stacione kryesore.

BARCELONA – “Nuk e kam ndryshuar unë historinë e Barcelonës. Ata lojtarë po kalonin një moment të artë. Ishte gjithçka speciale. Kur erdha te Barcelona, kishin ardhur mijëra tifozë në stadium për të më pritur”.

MESSI – “E mbaj mend se që diskutohej për një djalosh që ishte ndryshe nga të tjerët. Më pas filluam të luanim së bashku dhe u bëmë miq të mirë. Është bukur të shijosh hapat e parë të dikujt që do të pushtojë botën. Ai nuk ka nevojë për asgjë, ka gjithçka”.

MILAN – “Te Milani kishim një skuadër të jashtëzakonshme. Kishim Kaka, Pirlo, Beckham, Seedorf, Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso dhe Maldini. Ishin si një përzgjedhje e më të mirëve në botë”.

Të fundit