Flash News

KRYESORE

“Mbaje pak shofer se kam pak punë”, Rama flet për momentin e sikletshëm në aksin nacional 

“Mbaje pak shofer se kam pak punë”, Rama flet për momentin

Kryeministri Edi Rama vazhdon të qëndrojë në Lezhë që prej ditës së djeshme ku nisi turin e llogaridhënies me qytetarët.

Ndërsa përshkruante gjendjen e rrugëve nacionale, Rama foli edhe për autostradën që përshkon Lezhën dhe rrugët lidhëse të saj me Shkodrën dhe Kukësit.

Sipas Ramës, rruga nacionale kalon kthesa qorre dhe duket sikur makinat hyjnë qëllimisht që udhëtarët “të mbarojnë punë”.

“Rruga nacionale kalon te një kthesë qorre te ura dhe duket sikur makinat hyjnë për shprehjen “mbaje shofer një minutë se kam punë” dhe ashtu si edhe rruga strategjike Shëngjin -Velipojë.

Është një projekt prioritar për shkak se hap mundësi për zhvillimin e turizmin, krijon një lidhje mes këtyre pikave që sot lidhen përmes një krahëmarrje që shkon një orë e gjysmë dhe mbi të gjitha jep një akses të shpejtë për gjithë pjesën e turistëve që janë matanë kufirit”, u shpreh kryeministri.

Të fundit