Flash News

KRYESORE

‘Mbajini mend këto fjalë’, paralajmërimi i ri që bëri sot Lulzim Basha

‘Mbajini mend këto fjalë’, paralajmërimi i ri që

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një tjetër paralajmërim në bashkëbisedimin që zhvilloi sot me gazetarët në selinë blu.

Duke folur për lidhjet e krimit me mazhorancën, Basha paralajmëroi se do të ketë të tjera lajme që pritet të dalin në ditët në vijim.

“Ja ku i kemi pasojat, pasi krimi e kupton syshkeljen nga shteti. Krimi nuk ka nevojë ta marrë në telefon Edi Rama, që nuk përton ta marrë në telefon, e t’i çojë mesazhe, e t’i çojë korrierë, e t’i çojë njerëz të besuar… Gjithçka që po ua them, nuk po ua them për propagandë, mbajini mend këto fjalë”, u shpreh Basha.

Edhe në rastin kur në Durrës u kapën 4.5 milionë euro të fshehura në dy makina Toyota Yaris ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili e paralajmëroi disa ditë para se të kapeshin nga foltorja e Kuvendit.

 

Të fundit