Flash News

KRYESORE

Mbajti të birin në kafaz për 20 vite, arrestohet babai

Mbajti të birin në kafaz për 20 vite, arrestohet babai

Policia japoneze ka arrestuar babain 73 vjeçar, pasi dyshohet se ka mbajtur të birin e tij në kafaz për 20 vite.

BBC shkruan se Yoshitane Yamasaki e mbante të birin në një kafaz druri me lartësi prej 1 metër dhe gjerësi prej 2 metrash, me arsyetimin se ishte me të meta mendore.

Bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.

Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.

73 vjeçari ka rrëfyer në polici se e i jepte çdo ditë ushqim të birit dhe e lejonte të lahej çdo 2 ditë.

Të fundit