Flash News

KRYESORE

Mbante armë pa leje, dy vite e gjysmë burg për Matias Messi

Mbante armë pa leje, dy vite e gjysmë burg për Matias Messi

Gjykata e Rosarios, rreth 300 km në veri të Buenos Airesit, vendosi dënimin me 2 vite e gjysmë burg të vëllait të Lionel Messit, Matias Messi.

Ai është fëmija më i madh në familjen e futbollistit argjentinas, por është dënuar me dy vite e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, Matias Messi u ndalua pasi u shpëtua nga një varkë që ndiqte rrjedhën e një lumi.

Atij iu gjet një armë e kalibrit 380, por vëllai i futbollistit nuk ishte në gjendje të shpjegonte motivin e zotërimit të saj.

Të fundit