Flash News

KRYESORE

Mbappe bëhet egoist si Neymar: Ekipi nuk luan dot pa mua

Mbappe bëhet egoist si Neymar: Ekipi nuk luan dot pa mua

Kylian Mbappe, si rrallë herë, dje nuk luajti titullar me PSG-në në ndeshjen e Champions League kundër Club Brugge. Sulmuesi francez u la në stol nga trajneri Thomas Tuchel, por tregoi veten duke shënuar tre gola si zëvendësues.

“Doja të isha titullar dhe fakti se trajneri s’më lejoi më bëri të motivohesha më shumë. Doja të shkoja në shtëpi vetëm duke treguar se skuadra vuan nëse nuk luan me mua në fushë”, - u shpreh kampioni i botës pas ndeshjes së fituar 5-0.

Egoizmi i tij duket qartë dhe kësaj i trembet edhe tekniku gjerman. “Më duket e pamundur që Mbappe të mendojë se unë dua ta bëj ekipin pa të. Problemi është se ka patur një problem muskular. Unë nuk luaj pa të”, ka thënë Tuchel.

Të fundit