Flash News

KRYESORE

Mbappe çmendi ish-tifozët e tij, tregon pse festoi golin e dytë

Mbappe çmendi ish-tifozët e tij, tregon pse festoi golin e dytë

PSG fitoi 1-4 ndaj Monacos me Kylian Mbappe që shënoi dy gola. Sulmuesi kryesor i francezëve realizoi dy gola në këtë sfidë. Ai nuk festoi te goli i parë, ndërsa festoi te goli i dytë.

Sulmuesi tregoi se pse e bëri një gjest të tillë. Francezi tha se u fye nga ish-tifozët e tij dhe duhej të reagonte.

“Nuk festova te goli i parë, më duhet t’i respektoj tifozët e Monaco. Jam zbuluar në atë klub dhe kam pasur momente të shkëlqyeshme, ndaj duhet t’i respektoj.

"Festimi te goli i dytë? Disa më ofenduan dhe duhet t”u përgjigjesha”.

Të fundit