Flash News

KRYESORE

Mbappe drejt Realit, Leonardo jep përgjigjen e papritur

Mbappe drejt Realit, Leonardo jep përgjigjen e papritur

Kylian Mbappe është një nga dëshirat e mëdha të Real Madrid-it. Sulmuesi francez e ka ëndërr që të luajë për "Los Blancos", ndërsa trajneri Zinedine Zidane  i shkeli syrin nga konferenca për shtyp para ndeshjes me Galatasarayn të fituar me rezultatin 6-0.

Sulmuesi vlen shumë dhe është shumë e vështirë që ta afrosh në skuadër. Drejtori i PSG-së, Leonardo, dukshëm i bezdisur në lidhje me situatat e fundit të krijuara rreth sulmuesit dhe të ardhmen e tij ka dhënë një deklaratë shumë interesante për Mbappenë.

“Çdokush e do, por askush nuk mundet”, - tha drejtori brazilian. Ai i dha në këtë mënyrë fund situatave zërave për të ardhmen e lojtarit. Kampionët e Francës nuk duan të humbasin xhevahirin e tyre.

Të fundit