Flash News

KRYESORE

Mbappe drejt Realit? PSG ofron rinovimin e çmendur për lojtarin

Mbappe drejt Realit? PSG ofron rinovimin e çmendur për lojtarin

Emri i Kylian Mbappes është lidhur me Real Madridin dhe jo pa shkak, pasi madrilenët e duan në Spanjë. Ish-presidenti i Monacos, Vasyliev, ishte personi që hapi panik me deklaratën e tij se sulmuesi dëshiron t'i bashkohet ekipit galaktik.

PSG nuk do të humbasë yllin e ekipit dhe ka nisur menjëherë mbrojtjen. Ata duan të rinovojnë me kampionin e botës dhe të nxjerrin jashtëloje Realin. Le Parisien shkruan se kryesuesit e Ligue 1 janë gati t'i ofrojnë rinovim me 40 milionë euro neto në sezon.

Reali është gati të ofrojë 300 milionë euro për lojtarin verën e ardhshme, por nuk mund të paguajë një pagë të tillë. Merkatoja e verës pritet të jetë e nxehtë dhe me shumë surpriza.

Të fundit