Flash News

KRYESORE

Mbappe ka probleme me trajnerin, Perez qëndron pas dere!

Mbappe ka probleme me trajnerin, Perez qëndron pas dere!

Real Madrid ka fat në merkato. Ylli i shumëkërkuar i presidentit Florentino Perez, Kylian Mbappe, raportohet se ka probleme me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel.

Lajmi vjen nga "El Chiringuito", sipas të cilit francezi nuk e duron faktin që ish-trajneri i Dortmundit nuk e sheh si lojtar të pazëvendësueshëm dhe se nuk e trajton ashtu si ai e meriton.

Me largimin e Cristiano Ronaldos, në Madrid po vuajnë për një lider në sulm, shto këtu edhe problemin e uellsianit Gareth Bale, i cili vuan sistematikisht dëmtimet. Kostoja e transferimit të Mbappe shkon në rreth 250 mln euro, por Perez nuk shqetësohet. Ai ka burimet e duhura për të investuar për kampionin e botës.

Të fundit