Flash News

KRYESORE

"Mbappe më i mirë se Neymar, dua Realin", - braziliani i Liverpoolit e tepron

"Mbappe më i mirë se Neymar, dua Realin", - braziliani i

Mesfushori i Liverpool-it dhe Brazili, Fabinho, e ka tepruar me deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen, por dhe për fituesin e Topit të Artë. Ai ka dalë hapur pro Mbappesë, para Neymarit që e ka shok skuadre te Brazili.

Titullari i rëndësishëm i "Redsave" anashkalon dhe shokun e tij Firminho për Manenë, ndërsa në fund tremb dhe Liverpoolin duke shpresuar të kalojë te Real Madridi.

"Mbappe do të fitojë topin e artë përpara Neymarit. Do ta mirëprisja te Liverpooli. Mane e meriton Topin e Artë. Ai është sulmuesi më i mirë i Liverpoolit. Ekipi ynë do e fitojë kampionatin.

"Jemi skuadra më e mirë në botë. Nuk e dimë se mund ta mbyllim sezonin pa humbje. Klopp është trajneri më i mirë në botë. Nuk kam kontakte me Realin, por do të më pëlqente të kisha sukses me ta", - tha mesfushori.

Të fundit