Flash News

KRYESORE

Mbappe tremb PSG me deklaratën e tij, Reali zbardh dhëmbët

Mbappe tremb PSG me deklaratën e tij, Reali zbardh dhëmbët

PSG duhet të matet mirë për të ardhmen e Kylian Mbappe. Ekipi francez mund të humbasë yllin e ekipit me parametra zero, pasi ky i fundit nuk pranon rinovimin.

Sulmuesi ka folur pas ndeshjes së fituar për Kupëe rezultatin 6-1 kundër St. Etienit. Ai shënoi një gol dhe kampionët kaluan në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Lojtari u pyet pas ndeshjes për të ardhmen dhe trembi jo pak Parisin. Reali është pas lojtarit, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2022.

“Nuk është momenti për të folur për rinovimin e kontratës. Dua vetëm të luaj futboll për momentin dhe të jem i përqendruar në vijimin e sezonit“.

Të fundit