Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbarëvajtja e Botërorit, 32 shtete dërgojnë zyrtarët e tyre për të ndihmuar policinë ruse
Ndodhemi vetëm pak orë larg fillimit të ndeshjes hapëse të Botërorit ‘Rusi 2018’, atë të Rusisë ndaj Arabisë Saudite dhe vendi organizator po bën edhe përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e këtij evenimenti botëror.
Shteti rus ka shpërndarë me mijëra policë në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit, për tu kujdesur se nuk do të ketë incidente dhune apo përleshje mes tifozëve.
Pavarësisht se kanë mendime të ndryshme politike, 32 shtetet kanë dërguar edhe zyrtarët e tyre për ta ndihmuar policinë ruse në parandalimin dhe menaxhimin e problemeve.
Janë marrë masa edhe më të mëdha, madje Moska do t’i monitorojë tifozët me ndihmën e dokumentit identifikues të tifozëve, që është edhe shenjë se janë pranuar nga autoritetet ruse për t’i ndjekur ndeshjet.
Ndërkohë përballja e parë Rusi-Arabi Saudite nis në orën 17:00.