Flash News

KRYESORE

Mbaron rroga qyl nga Amerika, Gashi rikthehet me skuadër modeste

Mbaron rroga qyl nga Amerika, Gashi rikthehet me skuadër modeste

Shkëlzen Gashi do të rikthehet sërish në futbollin aktiv që nga janari. Sulmuesi është pa skuadër që nga marsi i 2019 kur u largua nga Colorado Rapids. Ish-lojtari i kombëtares pritet t'u bashkohet në janar modestëve të Aarau-s.

31-vjeçari ka shumë muaj pa luajtur, prandaj e nis kategoria e dytë zvicerane. Gashi ka shumë eksperiencë në Zvicër dhe shihet si një goditje shumë e mirë nga ana e zviceranëve. Aarau shpreson që të gjejë njeriun gol.

Ai vazhdon të paguhet nga Colorado Rapids, pasi amerikanët i prishën kontratën në mënyrë të njëanshme. Kjo ishte arsyeja që nuk gjeti një ekip në verë.

Të fundit