Flash News

KRYESORE

Mbërrijnë pjesët për ndërtimin e urës në Darëzezë, do të punohet gjatë natës

Mbërrijnë pjesët për ndërtimin e urës në

Pas bilancit të frikshëm të përmbytjes, ku 28 ura në mbarë vendin janë përmbytur nga reshjet e shumta të shiut, kanë mbërritur pjesët e ndërtimit të urës që lidh fshatin Darëzezë me Fierin.

Forcat Xhenio të ushtrisë do të punojnë gjatë natës për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj ure ku më pas do të lejohet lëvizja e njerëzve dhe automjeteve.

Ndërkohë fadromat po hedhin gurë për të parandaluar gërryerjen e mëtejshme të lumit ndërkohë që po vendoset ura metalike.

Ministrja Xhaçka ndodhet në Darëzezë nga ku njoftoi se situa po shkon drejt normalizimit.

Është hera e parë që ura ne këtë zonë shembet nga prurjet e ujit duke lënë të bllokuar banorët e Darëzezës. Gjithashtu mësohet se në këtë zonë është stabilizuar furnizimi me energji elektrike.

Të fundit