Flash News

KRYESORE

Mbërrin dosja te Krimet e Rënda, kush është prokurori që do të vendosë për fatin e Adriatik Llallës

Regjistrohet te Krimet e Rënda dosja e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla. Sipas ‘News 24’, për fatin e Llallës do të vendosë prokurori Klodian Braho.

Adriatik Llalla akuzohet për 4 vepra penale “Fshehje pasurie”, “Mosdeklarim të të hollave në kufi”,  “Pastrim parash”, “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, më 16 maj Llalla del para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancë dëgjimore.

Trupi Gjykues, përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues i Trupit Gjykues         Sokol Çomo

Relator i Çështjes                         Luan Daci

Anëtar                                               Albana Shtylla

Anëtar                                               Ardian Hajdari

Anëtar                                               Ina Rama

 

 

Të fundit