Flash News

KRYESORE

Mbërrin iPhone X, radhë të gjata nëpër dyqanet e botës

Pas një pritjeje të gjatë për adhuruesit e Apple, sot ka qenë dita e debutimit, në dyqanet e 55 shteteve, të iPhone X, smartfonit që celebron ditëlindjen e dhjetë të celularit të “mollës”.

Pavarësisht mundësisë për ta prenotuar aparatin online, nëpër botë nuk kanë munguar radhët tradicionale jashtë dyqaneve të Apple Store, që nga Nju Jorku e deri në Moskë, duke kaluar nga Milano dhe Sidnei, ku falë orarot klientët ishin të parët që e morën nëpër duar modelin e ri.

I preznatuar më 12 shtator nga Ceo Tim Cook, që e cilësoi si “e ardhmja” e telefonisë celulare, iPhone X shihet si “Super Boël i Apple", nga analistët, që parashikojnë shitjen e 80 milionë celularëve në tremestrin tetor-dhjetor, përballë 46,7 milionëve të periudhës qershor-shtator.

Mes risive më të mëdhaja që sjell ky smartfon, që në Itali për shembull do të shitet duke nisur nga 1.189 euro, deri në 1.359, është sistemi i njohjes së fytyrës, së bashku me ekranin Oled me korniza tepër të holla.

Ceo Tim Cook, edhe pse nuk dha shifra konkrete tha se ka patur “një rekord pororsish”.

Të fundit