Flash News

KRYESORE

Mbërrin në gjykatë Saimir Tahiri, cila do të jetë kërkesa e tij?

Mbërrin në gjykatë Saimir Tahiri, cila do të jetë

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se Tahiri ka mbërritur në gjykatë. Pritet që Saimir Tahiri të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Në grup me Tahirin janë edhe tre ish-policët në arrati, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të tij do të jenë Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ish- Ministri i Brendshëm akuzohet se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai përfundoi i pandehur pasi u hetua për 18 muaj, që nga tetori i vitit 2017 kur u ngritën dyshimet se sa ka lidhje me grupin e Habilajve që trafikonte drogë drejt Italisë.

 

 

Të fundit