Flash News

KRYESORE

Mbërriti në Fier nga Greqia, 54-vjeçari rezulton i humbur prej katër ditësh

Mbërriti në Fier nga Greqia, 54-vjeçari rezulton i humbur prej

Një 54 vjeçar me banim në Lalar të Fier figuron i zhdukur prej katër ditësh. Sipas dëshmisë së familjarëve, Nazmi Goxhaj është nisur nga Greqia dhe ka mbërritur në Fier të mërkurën e 21 marsit por nuk është kthyer në shtëpinë e tij në Lalar.

Familjarët kanë pyetur në Agjencinë e Autobusëve ku kanë mësuar se ai ka kaluar pikën kufitare me autobus në orën 15:25 të pasdites së 21 marsit por nuk ka mbërritur në shtëpi.

Familjarët kanë njoftuar edhe policinë e cila ka nisur kërkimet.

Të fundit