Flash News

KRYESORE

Mbërritjen e ambasadores amerikane në Tiranë e vendos Senati. Dy datat kur 'vuloset fati’ i Kavalec 

Mbërritjen e ambasadores amerikane në Tiranë e vendos Senati. Dy

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë, Kathleen Kavalac, e ka marrë ‘bekimin’ e Presidentit Trump për t’u emëruar në Shqipëri por, sipas ligjit, diplomates i duhet të kalojë para Senatit për seancën dëgjimore rutinë. Burime diplomatike i thanë Politiko.al se, dy janë mundësitë që zonja Kavalec të përballet me senatorët. Njëra është në fund të gushtit, para pauzës që Senati merr për Labor Day, një festë federale në Amerikë, e cila festohet të hënën e parë të shtatorit (data 3). Mundësia tjetër, sipas të njëjtit burim, është para pushimeve të tetorit, një tjetër pauzë e Senatit, për shkak se Kongresi amerikan futet në fushatën elektorale të zgjedhjeve të mesmandatit (middterm elections) që do të jenë në nëntor.

Nëse seanca dëgjimore shkon siç duhet, ambasadorja amerikane duhet të jetë në Shqipëri në shtator për t’i zënë vendin ambasadorit aktual, Donald Lu. Skenari tjetër, ai i zgjatjes së papërcaktuar të mbërritjes së ambasadores së re, mund të ndodhë vetëm nëse ka një krizë në raportet e Presidentit me Senatin ose nëse senatorët gjatë seancës dëgjimore gjejnë diçka ‘të papërshtatshme’ në ‘dosjen Kavalec’. Një vonesë e tillë ka ndodhur me paraardhësin e Lu, Alex Arvizu, i cili ‘mbeti’ në Shqipëri edhe një vit më shumë.

Të fundit