Flash News

KRYESORE

Mbesa aktore i ankohet “live” Inis Gjonit: Besoj se tani do ndërrosh mendje

Mbesa aktore i ankohet “live” Inis Gjonit: Besoj se tani do

Mbesa aktore, Ana Lika i është ankuar “live” Inis Gjonit. Përmes një videomesazhi, Ana rrëfeu publikisht raportin e veçantë me të, por nuk hezitoi edhe t’i bënte një ankesë për orarin e provare.

“Ti nuk e prisje që unë të isha këtu, por ja që më morën me zor. Unë doja të thoja që të kam shumë xhan dhe ti e di këtë. Doja të thoja që je edhe regjisore shumë e mirë, se është hera e parë që punoj me ty si regjisore, por edhe këtë e di. Kur më pyesin se si është raporti me Inisin, unë di të them se është shumë delikat edhe i bukur, jo si mbesë dhe teze, por shumë më shumë. Tani nuk e di si është nga ana jote, por për mua kështu është, mos më nxirr bllof aty te “Rudina”, të lutem. Ankesë që kam është për ty është orari i provave: Mos ta lësh në mëngjes se unë mezi zgjohem. Tani që ta thashë publikisht, besoj se do të ndërrosh mendje”,- tha Ana në mesazhin e saj.

“Ishte surprizë, m’u bë shumë qejfi që ishte”, – u shpreh Inisi për Anën, mesazhi i së cilës e gëzoi shumë.

Të fundit