Flash News

KRYESORE

"Mbeta i shokuar", çmimet 'Oscars' i besohen aktorit komedian

"Mbeta i shokuar", çmimet 'Oscars' i besohen aktorit
Me siguri të gjithë e njohin komedianin Kevin Hart i cili në çdo rol që i besohet interpreton në mënyrë të shkëlqyer dhe shkakton shumë të qeshura. Ai do të prezantojë ceremoninë e çmimeve Oscar dhe lajmin e ka dhënë vetë aktori. “Jam shumë i lumtur që dita më në fund erdhi për mua që të prezantoj Oscars. Mbeta i shokuar thjesht sepse ky ka qenë qëllimi në listën time për një kohë të gjatë. Për vite më kanë pyetur nëse do t’i prezantoja ndonjëherë Oscars dhe përgjigja ime ka qenë e njëjtë. Kam thënë se do të ishte mundësia e një jete për mua si komedian dhe do të ndodhë kur të jetë e shkruar. Të jesh në gjendje të bashkohesh me listën legjendare të prezantuesve që kanë nderuar atë skenë është e pabesueshme. E di që nëna ime po buzëqesh vesh më vesh tani. Dua të falënderoj familjen / shokët / fansat e mi që më kanë mbështetur dhe më kanë shoqëruar gjithë kësaj kohe. Do të sigurohem që ky Oscar të jetë special këtë vit. Vlerësoj Akademinë për mundësinë," ka shkruar aktori në profilin e tij në Instagram. Me Kevin Hart si prezantues, çmimet 'Oscar' do jenë një show i vërtetë.
 
View this post on Instagram
 

For years I have been asked if I would ever Host the Oscars and my answer was always the same...I said that it would be the opportunity of a lifetime for me as a comedian and that it will happen when it’s suppose to. I am so happy to say that the day has finally come for me to host the Oscars. I am blown away simply because this has been a goal on my list for a long time....To be able to join the legendary list of host that have graced that stage is unbelievable. I know my mom is smiling from ear to ear right now. I want to thank my family/friends/fans for supporting me & riding with me all this time....I will be sure to make this years Oscars a special one. I appreciate the @TheAcademy for the opportunity ....now it’s time to rise to the occasion #Oscars

A post shared by Kevin Hart (@kevinhart4real) on

Të fundit