Flash News

KRYESORE

Mbetën jashtë stadiumit/ Tifozët e Partizanit: Olsi Rama, një palaço

Mbetën jashtë stadiumit/ Tifozët e Partizanit: Olsi Rama,

Grupi i tifozëve të Partizanit, “Ultra Guerrils” kanë reaguar pas mbetjes jashtë stadiumit për ndeshjen përballë Kukësit, pasi policia u kërkoi kartat e identitetit. Ata kanë fajësuar drejtorin e klubit, Olsi Rama dhe drejtorin e policisë duke i quajtur palaço.

“Sërish jashtë stadiumit, drejtore klubi e polici palaço ! Guerrils mbeten të palëkundur per te mos pranuar ne asnje menyre shantazhin policor. Do e vazhdojme luften deri ne fund! Fakti qe policia deklaron 2 ore para ndeshjes masen antikushtetuese dhe antiligjore tregon qe nuk duan tifozet ne stadiume por duan presidentet drejtorat. E fakti qe klubi drejtorat e presidentet nuk reagojne tregon qe ne stadium policine dhe jo tifozet. Veprimi me dy standarte ne hyrje nje ore me karta nje ore pa karta tregon selektivitetin edhe shantazhin qe kerkon tu behet antareve grupimit. Ata duan te na kontrollojne por nuk do munden !”, shkruajnë “Ultras Guerrils” në rrjetin social “Facebook”.

Të fundit