All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, publikohet fotoja e Edison Harizajt, mikut të Shullazit

Mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, publikohet fotoja e Edison Harizajt,
All - Paragraf - 1

Edison Harizaj mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në Durrës gjatë një atentati, ndërsa shoku i tij Genci Caca është në gjendje të rëndë shëndetësore.

All - Paragraf - 3

Ditën e sotme Top Channel ka siguaruar foton e 39-vjeçarit të ndjerë, i cili është mik i Emiljano Shullazirt dhe dyshohet se është pjesë e bandës së këtij të fundit.

Viktima Harizaj është pronar i kompleksit “Oslo” në Vlorë dhe njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë, ku u lirua me kusht më pas në vitin 2010, edhe pse kishte dhe 9 vite dënim.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to, pasi nuk kishte prova.

Sipas burimeve autorët e kësaj ngjarjeje kanë qenë profesionistë pasi Harizaj ka marrë një plumb fatal në zonën e nofullës, ç’ka konfirmon edhe njëherë faktin se ai ka qenë shënjestra kryesore e këtij atentati mafioz.

Derimë tani janë shoqëruar në polici 14 persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen. Në drejtim të mjetit ku udhëtonte Harizaj dhe Caca është gjuatur në të dy anët, ndërsa mendohet se në ngjarje janë përfshirë  më shumë se dy mjete, një prej të cilëve u gjet i djegur më pas në zonën e Shën Vlashit.

Të fundit