Flash News

KRYESORE

Basha e Selami nesër në Vlorë; Patozi takime në Durrës

Basha e Selami nesër në Vlorë; Patozi takime në Durrës

Deputeti aktual i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili nuk u bë pjesë e garës për kreun e PD-së, mësohet se do të nisë një tur takimesh me qytetarët.

‘Panorama”, mëson se ai si fillim do të ndalet në Durrës, ku pritet të organizojë një bashkëbisedim me qytetarë dhe militantë të PD-së, lidhur me situatën në të cilën gjendet kjo forcë politike.

Bëhet e ditur se nesër në orën 19:00 ai do të organizojë një bashkëbisedim me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike për të ndarë me ta shqetësimet.

Por, kjo nuk është lëvizja e vetme, pasi një pjesë e anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike i njohur si grupi “anti-Basha" kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Këshillit Kombëtar”.

Ndërsa antarësia e degës së PD-së në Vlorë, ka nisur sot një peticion dhe kërkoma mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Mësohet se në këtë qytet janë mbledhur 140 firma, një ditë përpara mbërritjes  së kryedemokratit Basha, ku do të flasë para demokrateve për platformën e tij lidhur me garën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. 

Të drejtën për thirrjen e këtij këshillit prej 275 anëtarësh veç kryetarit e kanë edhe ¼ e anëtarëve, ndaj për te thirrur këtë forum, kundërshtarëve të Bashës u duhen rreth 69 firma.

Të fundit