Flash News

KRYESORE

Mbeti jashtë Kuvendit, Rama i jep postin e zv.ministres së Jashtme të Shqipërisë

Mbeti jashtë Kuvendit, Rama  i jep postin e zv.ministres së Jashtme

Artemis Dralo, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në zonën e Dropullit do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar, duke mbajtur postin e zv.ministres së Jashtme të Shqipërisë. Ndonëse emërimi i saj nuk është zyrtarizuar ende, pritet që kjo të ndodhë në ditët e ardhshme, pas votëbesimit në Kuvend të kabinetit të ri qeveritar. Dralo renditej e pesta në listën e socialistëve për qarkun Gjirokastër.

Emri i saj u përfol edhe për postin e Prefektit të Gjirokastrës, por që e kishte refuzuar, ndonëse propozimi i ishte bërë edhe nga numri dy i PS-së, Gramoz Ruçi. Pasi Mirela Kumbaro u rikonfirmua si Ministre e Kulturës, Dralo shpresoi të merrte mandatin e deputetit, duke u nisur nga praktika e vitit 2013. Por kësaj here Rama veproi ndryshe, pasi i lejoi ministrat që ta mbanin edhe mandatin e deputetit. /ArgjiroLajm.net/

Të fundit